Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.
Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.
Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
Kujtojmë se dy kushërinjtë Maja u dhunuan nga fisi Rraja për shkak të punimeve në guroren në pronësi të Përparim Rrajës ku gjatë shpërthimit iu dëmtonin banesat banorëve të zonës.
Në kërki vijojnë të jetën 4 persona mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist.