Kosova do të luajë si mysafir i Rumanisë të martën nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për EURO 2024.
Kur kanë kaluar gjysma e ndeshjeve, Rumania është në vendin e dytë në renditje me 9 pikë, ndërsa Kosova ka 4 pikë.
Pas barazimit me Izraelin (1-1), Rumania vazhdon të jetë e pamposhtur në 5 ndeshje me dy fitore dhe tre barazime).
Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu, pritet të bëjë shumë ndryshime, pothuajse në çdo repart për ndeshjen ndaj Kosovës, shkruan Gsp.ro.
Sipas këtij mediumi pesë do të jetë numri i ndryshimeve te Rumania. Në mbrojtje, Mario Camora do të zinte vendin e Nicusor Bancus. Sa i përket mesfushës do të mbetet vetëm kapiteni Nicolae Stanciu, ndërsa dy të tjerët do të ndërrohen
Razvan Marin dhe Marius Marin do të zëvendësoheshin nga Tudor Baluta dhe Darius Olaru.
Ndërsa në sulm Iordanescu pritet ta lërë në bankë Nicolae Sorescun dhe Florinel Coman, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajnë Ianis Hagi dhe Valentin Mihaila, që do ta përkrahin sulmuesin Denis Alibec.
Rumania: H. Moldave – Kr. Manea, Drăgușin, A. Burcă, Camora – Olaru, T. Baluta, N. Stanciu – I. Hagi, Alibec, Mihaila.