Një video e Lionel Messit duke folur anglisht është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe kjo ka mahnitur të gjithë.
Të enjten, Messi shënoi golin e fitores 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit, me kampionët në fuqi që filluan pozitivisht kualifikimet për Kupën e Botës.
“Të gjithë duan gjithmonë të mundin Argjentinën dhe aq më tepër tani që jemi kampionë të botës. Nuk mund të relaksohemi, duhet të përmirësohemi në atë që kemi bërë”.
“Objektivi është të kualifikohemi sërish në Kupën e Botës. Na pëlqeu vërtet ajo që bëmë, por duhet të shohim përpara”, ka thënë Messi pas takimit
Sigurisht, ato citate janë përkthyer. Messi po fliste për shtypin në spanjisht, me superyllin 36-vjeçar që nuk ka folur asnjëherë anglisht në publik.
Ndërsa ylli i Inter Miami pranoi në të kaluarën se kishte marrë mësime në anglisht, ai nuk është në gjendje ta flasë rrjedhshëm gjuhën.
https://x.com/javifernandez/status/1701005160435298371?s=20
Megjithatë, inteligjenca artificiale ka gjeneruar se si do të tingëllonte Messi nëse do të fliste rrjedhshëm gjuhën angleze, video të cilën e kanë publikuar.
Fansat në ‘X’, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter, u befasuan nga klipi i pazakontë.
“Betohem që në sekondat e para isha i bindur, zëri është shumë i ngjashëm”, shkroi një fans në profilin e tij.
“Kjo është më e afërta që do të arrijmë të dëgjojmë Messin duke folur anglisht”, shkroi një tjetër.
https://x.com/javifernandez/status/1701005160435298371?s=20
“Mendova se ishte vërtet ai derisa lexova titullin tuaj, teknologjia është e mahnitshme”, dhe “Unë nuk e di se si ndihem për këtë”, ishin disa komente tjera.
Në një intervistë me gazetarin Guillem Balague, Messi pranoi se mësoi anglisht.
“Unë kam mësuar anglisht për një vit e gjysmë, por kur je atje në Angli, mund ta mësosh atë nga nevoja. E kuptoj, por nuk e flas atë”, pati thënë Messi për The Sun.