Ka vdekur doktori Basri Gashi i cili ishte specialist i Mjekësisë Familjare.
Për këtë lajm kanë njoftuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
“Ndahet nga jeta Dr. Basri Gashi, specialist i Mjekësisë Familjare.
Dr. Basri Gashi përfundoi studimet në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në vitin 1992.
Titullin Specialist i Mjekësisë Familjare e mori pas përfundimit të specializimit në Departamentin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vitin 2001.
Dr. Gashi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Podujevë për vite me radhë.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftimin e tyre.