Xhudistja Nora Gjakova ka gjunjëzuar serben, Maria Perisic, në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i saj Driton Kuka.
“Medalja e Kampionatit Botërorë po vjen në Kosovë! Nora Gjakova 57 kg. për medalje shkëlqeu kundër garueses nga Serbia Perishiq!”, ka thënë trajneri Driton Kuka.
Ai ka folur edhe për duelin paraprak të xhudistes Distria Krasniqin, për të cilin ka njoftuar se është radhitur në pozitën e pestë në Kampionatin Botërorë të xhudos në Hungari.
“Ajo ka shënuar tri fitore paraprakisht, para se të pësonte nga xhuditja Japoneze e më pas nga ajo Mongole. Perforamnca e saj ka lënë për të dëshiruar:, sipas vlerësimit të trajnerit Kuka, i cili ka folur edhe për kontinuitetin e paraqitjeve të saj, të cilat sipas tij, kanë qenë të jashtëzakonshëm në vazhdimësi, duke e cilësuar xhudisten të denjë për medalje në çdo lloj kompetencioni, porse sipas tij, sipas tij, performancat e saj në botërorë, nuk kanë qenë më të mirat e mundshme.