Sot u raportua në media për një rast tragjik në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar.
Sinjali mëson se viktima është Betim Berisha, 30-vjeçar.
I riu u gjet pa shenja jete nga nëna e tij, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së të ndjerit, e cila ka gjetur trupin e pajetë dhe ka tentuar ta shpëtojë duke këputur litarin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.