Raci: Plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen pa kushte (VIDEO)

Raci: Plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen pa kushte (VIDEO)

Opinionisti Gazmir Raci ka folur për takimin e 14 shtatorit që do të mbahet në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut në nivel të liderëve.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të dyja palët duhet të zbatojnë pa asnjë kusht planin franko-gjerman dhe Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Kosova vazhdon të jetë aktive në dialog, lajm i mirë është se palët po rikthehen në dialog. Dua të besoj se nuk do të kemi probleme dhe tensione në vazhdim po hyjmë në një fazë kure”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka vendosur disa parametra kohor është me rëndësi të zbatohet marrëveshja bazike, pra plani franko-gjerman. Të mos shkohet tutje për të arritur plan mbi plan”.

“Përderisa kemi një ankes për të zbatuar marrëveshjen bazike, nuk kemi nevojë për një dokument shtesë sepse do të shtyjmë procesin. Plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen pa kushte”, ka thënë Raci.

Tutje, ai ka theksuar se nuk mund të vazhdohet tutje që të plotësohen dëshirat e Serbisë derisa ajo nuk i zbaton gjërat që i ka nënshkruar.

Related Articles