ZYRTARE: Polonia e shkarkon Fernando Santosin pas humbjes nga Shqipëria

ZYRTARE: Polonia e shkarkon Fernando Santosin pas humbjes nga Shqipëria

Humbja nga Shqipëria i ka kushtuar me shkarkim selektorit të Polonisë, portugezit Fernando Santos. Polonia u mposht të dielën mbrëma në Tiranë 2:0 nga Shqipëria në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ndërsa Santos është shkarkuar të mërkurën. Shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe federata polake, e cila ka falënderuar Santosin për punën e bërë dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Puna e Santosit në krye të Polonisë nuk zgjati as tetë muaj të plotë.

Ai mori drejtimin e Polonisë në fund të muajit janar të këtij viti, ndërsa rezultatet e dobëta sollën edhe shkarkimin e tij. “Edhe pse i dhamë fund bashkëpunimit, jam mirënjohës për mundësinë që të jem në krye të Polonisë dhe ekipit i dëshiroj suksese në të ardhmen”, ka thënë Santos pas shkarkimit. Federata polake ka bërë të ditur se brenda një kohe të shkurtër do ta emëroj selektorin e ri, i cili do ta pasojë Santosin. Pas pesë ndeshjeve të luajtura në kualifikimet për “Euro 2024”, Polonia renditet e parafundit në Gripin E me 6 pikë të mbledhura. Këtij grupi i prinë Shqipëria që ka tubuar 10 pikë pas 5 ndeshjeve.

Related Articles