Klubi i njohur italian, Sampdoria ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami, si lojtar i lirë.
Pas shumë viteve të kaluara në Zvicër, Angli dhe Greqi, Kasami ka vendosur të kthehet në Italia.
Mesfushori shqiptar ka nënshkruar zyrtarisht me klubin e njohur, Sampdoria, i cili këtë sezon garon në Serie B.
Është vet klubi italian që me anë të faqeve zyrtare që ka njoftuar nënshkrimin e një kontratë njëvjeçare me djaloshin nga Struga.
“UC Sampdoria njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të futbollistit Pajtim Kasami (lindur në Strugë, Maqedonia e Veriut, më 2 qershor 1992)”.
“Mesfushori është i lidhur me klubin Blucerchiati deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sampdorias.
Ndryshe, Kasami në të kaluarën ka luajtur me Palermon, ku numëron 14 paraqitje në Serie A, 7 në Ligën e Evropës dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë.