Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka emëruar aktorin Petrit Malajn në pozitë të ambasadorit në Kosovë.
Deri më tani këtë pozitë e mbante Qemajl Minxhozi, i cili qëndroi në këtë detyrë nga marsi i vitit 2014.
Minxhozi u lirua nga kjo pozitë nga ana e Begajt, teksa në pozitën e tij, do të pasojë Malaj.
Ndërkohë, ai është vetëm njëri prej 15 ambasadorëve të liruar nga kjo detyrë.