Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur protestën para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.
OVL-UÇK ka thirrur këtë protestë për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ndryshe, para disa ditësh me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.
Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personal ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.