Haradinaj: Të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit

Haradinaj: Të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Lideri i AAK-së, në Facebook ka shkruar se Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.

“Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.  Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit. Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, ka theksuar Haradinaj.

Related Articles