Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Paris të Francës, ku Beatrice Fresko Rolfo nga Monako është zgjedhur raportuese e Komisionit të Këshillit të Evropës për Mundësi të Barbarta dhe mos-diskriminim.
Tahiri ka thënë se gjatë këtij qëndrimi në Paris ka treguar për Kushtetutën e Kosovës, si një kushtetutë e avancuar për të drejta te njeriut, si dhe ka treguar përkushtimin e Kuvendit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.
Deputeti i AAK-së në diskutime me deputetë të vendeve të BE-së thotë se ka potencuar që për Kosovën s’ka rrugë tjetër përveç asaj të anëtarësimit në NATO, BE e KiE.
“Gjatë qëndrimit në Paris theksova se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar për të drejtat e njeriut, sikurse përkushtimi politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t’u antarësuar në Keshill i tejkalon agjendat e brendshme politike.
Po ashtu, në diskutime me deputetë të vendeve anëtare të BE-së, theksova se rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Europës është rrugë njëkahëshe për Kosovën.”, ka shkruar Tahiri.