Prizren: Theret me thikë një person, Policia në kërkim të dyshuarve

Prizren: Theret me thikë një person, Policia në kërkim të dyshuarve

Një therje me thikë ka ndodh në Prizren, të premten rreth orës 13:00.

Policia ka njoftuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është në kërkim të të dyshuarve të cilët janë të njohur për oragnet e rendit.

Për pasojë një person ka mbetur i lënduar, i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia në Prizren, e cila rastin e ka kualifikuar si “lëndim i rëndë trupor”.

“Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa viktika është jashtë rrezikut për jetën. Për momentin nuk kemi të arrestuar, por të dyshimtit janë të njohur për Policinë, dhe jemi në kërkim të tyre”, ka njoftuar policia.

Related Articles