Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri për shkak të një bombole gazi.
Rasti raportohet se ka ndodhur të premten në ora 08:48 në rrugën “Nënë Terezë”, në Skenderaj.
“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.