Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar sot me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota.
Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën.
“Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë”, shkroi Osmani.
“Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”.
Osmani ka udhëtuar dje për në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.