6 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe akuzohen se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë.
Satilno Basho, 37 vjeç dhe Mariglen Aliaj, 33 vjeç janë arrestuar në flagrancë me 2 pistoleta gati për qitje në një lokal të Vlorës. Policia njofton se ata mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale kundër personit.
Në pranga kanë përfunduar dhe 4 të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me Bashon dhe Aliajn.
Të arrestuarit
–Satilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
–Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
–Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.