Të parët që shkuan ishin kryedeputetet opozitarë.
Por, takimi i thirrur për ora 11:00 të së hënës nuk nisi pa arritur edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Me 50 minuta vonesë nisi mbledhja e kryesisë së Kuvendit prej ku u vendos që të enjten e 21 shtatorit nga ora 13:00, do të krijohet një komision hetimor për dallaveret për rezerva shtetërore.
Para e pas kësaj do të mbahen edhe dy seanca, njëra vazhdim i asaj që nisi sesionin vjeshtor e tjetra si zëvendësim i mbledhjes së fundit të sesionit pranveror.
E AAK-ja kërkoi një debat parlamentar për punëtorët e sektorit privat të cilët sipas saj kanë shumë probleme. Këtu u theksua se ka ngecje në agjendën legjislative, derisa sfidë mbetet kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat opozita nuk po ia voton pushtetit.