Synimi për ta rrëzuar nga froni kryeministror, beson se do t’i kthehej opozitës, boomerang i fuqishëm.
Aq sherr që thotë se do t’i sillnin partive jo në pushtet zgjedhjet, sa që kryeministri, Albin Kurti, deklaron se kjo s’do t’i pëlqente as mazhorancës aktuale.
Por, në partinë më të madhe opozitare, efekti i votimeve thonë se do të ishte në dëm të Kurtit.
Nuk dihet se a i bëri të qesh deklarata e kryeministrit, por me të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i dha atij epitetin e humoristit.
Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Kurtit, me të cilën thonë se vendit do t’i hiqeshin masat e vendosura.