Gjatë ditës së sotme u raportua se djali i Rifat Jasharit, Fazliu, është arrestuar në orët e vona të së martës nga Policia e Kosovës.
Ai, siç merr vesh Indeksonline, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
Për këtë vepër penale Fazli Jashari u ndalua, i cili me aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.