Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mposhtur ekipin holandez me rezultat të thellë 4-0.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e parë të ndeshjes më saktësisht në minutën e 8-të, nëpërmjet Bukayo Sakas i cili u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 1-0.
Ata nuk u ndalën pas këtij goli të shënuar, dhe e gjetën rrugën e rrjetës përsëri kësaj radhe me Leandro Trossard i cili me një goditje të fuqishmë në cepin e djathtë të portës kundërshtarë arrin të shënojë për 2-0.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Gunners arrijnë të shënojnë për 3-0, kësaj radhe me brazilianin Gabriel Jesus, i cili shfrytëzon një asistim të bukur nga belgu Trossard.
Me këtë rezultat (3-0) përfundon edhe pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë mysafirët ishin pothuajse të dorëzuar për shkak të rezultatit të lartë, dhe Arsenali e pati kontrollin total të ndeshjes.
Fillimisht, Jesus pati një rast të artë shënimi në minutën e 62-të, por goditja e tij përfundon afër shtyllës së majtë të kundërshtarëve.
Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje, e shënoi kapiteni Martin Odegaard në minutën e 70-të të takimit.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit,të dyja ekipet patën rastet e tyre për shënim por rezultati mbeti i paprekur dhe kështu Arsenal mori fitoren e parë pas më shumë se gjashtë vitesh mungesë në këtë kompeticion.