Bayerni triumfon ndaj Manchester Unitedit

Bayerni triumfon ndaj Manchester Unitedit

Bayern Munichu ka fituar në ndeshjen triler ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët u treguan të fortë për Djajtë e Kuq në ndeshjen e parë të Grupit A, e cila u zhvillua në “Allianz Arena”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 28-të me anë të Leroy Sane, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Serge Gnabry shënoi për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan më mirë, por vendasit u kthyen përsëri në lojë, me dy skuadrat që shënuan plotë pesë herë deri në fund.

Fillimisht Rasmus Hojlund (49’) ngushtoi epërsinë në 2-1, ndërsa Harry Kane (52’) nga penalltia çoi epërsinë në 3-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, ishin mysafirët ngushtuan përsëri rezultatin me anë të Casemiros (88′) për 3-2, Mathys Tel shënoi për 4-2, ndërsa Casemiro me golin e dytë vulosi rezultatin përfundimtar 4-3.

Në ndeshjen e ardhshme, Bayerni luan në udhëtim te Copenhagen, ndërsa Unitedi e pret Galatasarayn. /

Related Articles