Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll këtë edicion nis të premten, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të përpiqet t’i ndalojë skenat e pahijshme në tribuna, të cilat u panë në turneun e Superkupës të mbajtur javën e shkuar.
Me vendimet e reja, që FBK-ja pritet t’i publikojë së shpejti, do të ndalet udhëtimi i tifozëve, vendim ky që ishte në fuqi për një periudhë të caktuar edhe edicionin e shkuar.
Ndërkohë, palestra do të zbrazet në momentin e parë, që do të ketë sharje në kor, pështymje apo sjellje agresive.