Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25-vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit, ka kujtuar fjalët e tij duke thënë se “fati im më i madh i jetës” është vdekja për lirinë e Kosovës.
Kurti tha se Lladrovci ishte njeri me ideale të larta kombëtare, veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik e luftëtar i UÇK-së.
“Më 22 shtator 1998, pas përballjes disa orëshe me njësi të forcave të armatosura serbe, ai ra dëshmorë bashkë me Xhevë Lladrovcin, Shefqet Zekën dhe Fatime Hetemin. Fatimja është motra dëshmore e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi”.
“Në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, shkroi Kurti.