Shkatërrohet grupi kriminal në Skoci, mes të arrestuarve disa shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal në Skoci, mes të arrestuarve disa shqiptarë

Janë arrestuar tetë persona mes të cilëve tre shqiptarë, gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli.

Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë. Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 £ dhe 30,000 £ në para cash. Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut. Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.

Shqiptarët e arrestuar janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç, me pasaportë bullgare dhe Floriand Omeri, 33 vjeç.

Related Articles