Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Bajram Begaj

Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Bajram Begaj

Fjalimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Begaj në fjalimin e tij kërkoi që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë, ashtu siç respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon”, u shpreh Begaj gjatë fjalimit të tij

E, ky fjalim u mirëprit nga deputeti Shaip Kamberi, i cili edhe e falënderoi publikisht presidentin Begaj, duke shpërndarë fjalimin e tij në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit President”, thotë Kamberi.

Postimi i plotë:

Related Articles