Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, Daçiq takohet me Lavrovin në selinë e Kombeve të Bashkuara

Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, Daçiq takohet me Lavrovin në selinë e Kombeve të Bashkuara

Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.

Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu njofton përmes rrjeteve sociale ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.

Related Articles