Kanë përfunduar dy takimet e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superliga.
Llapi e priti Gjilanin në Podujevë, takim i cili mbaroi me rezultat 2-1.
Llapi me anë të Hysenit dhe Jasharit mori epërsinë në pjesën e parë, por në pjesë të dytë ishin gjilanasit të cilët po merrnin iniciativën për gol. Ismajli shënoi në minutën e 92 të takimit për ti dhënë epilogun final.
Në anën tjetër, Dukagjini priti Fushë Kosovën, ku u zhvillua dueli i skuadrave pa asnjë fitore deri më tani. Mirëpo, ishte Dukagjini i cili me anë të Solomon, mori fitoren e pare sivjet në Superligë.
Llapi – Gjilani 2:1
18′ Hyseni 1-0
34′ Jashari 2-0
90+2′ Ismajli 2-1
Dukagjini – Fushë Kosova 1:0
76′ Solomon