KFOR në komunikatën e lëshuar para pak minutave, kanë deklaruar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës.
„Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje“, thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.
The Commander of KFOR is in close and constant contact with all international stakeholders, including the EU, the Chief of Staff of the Serbian Armed Forces, and with the Institutions in Kosovo, and is working intensively to find a solution.— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 24, 2023