Policia e Kosovës gjen një arsenal armësh në Manastirin e Banjskës

Policia e Kosovës gjen një arsenal armësh në Manastirin e Banjskës

Një arsenal armësh është gjetur nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës.

Kështu ka njoftuar shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Arsenal armësh gjendet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, shkroi ai.

Ndryshe, Njësia Speciale raportohet të ketë hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku po qëndron grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestimin e një sulmuesi dhe katër të tjerëve të dyshuar.

Në një komunikatë për media, policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Related Articles