Nën emocione të mëdha, e nën ndjenja krenarie, i është dhënë lamtumira e fundit Afrim Bunjakut, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili mbeti i vrarë në Banjska të Zveçanit pas sulmit të një grupi terroristësh serbë.
Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Polici Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.