Është shtyrë mbledhja e komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, e ku parashihej që të raportonte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Shkas u bë mungesa e kuorumit.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, tregoi se edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kërkuar që ky raportim të shtyhet.
Por një gjë e tillë sipas Berishës nuk është pranuar.
“Çka është e vërteta unë dje kam marrë një email ku thuhet se ky takim duhet të shtyhet nga ministrit dhe një email është kthyer se ky takim nuk duhet që të shtyhet. Sepse nuk ka pasur ndonjë arsye. Ministri i FSK-së nuk ka të bëjë dhe nuk mund të përfshihet në asgjë në këtë ngjarjen që ka ndodhur. Ai duhet që të jetë prezent këtu”, deklaroi ai.
Ai kritikoi deputetët e pushtetit për mospjesëmarrje në mbledhjen e Komisionit.
“Poashtu edhe deputetët e pushtetit nuk marrin pjesë në këtë komision. Këtu po përsëritet ai precedanti që me i bë veprimet vet dhe me raportu vetvetes. Partitë nuk po e respektojnë institucionin e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri” , tha ai.