Reagoi ashpër me Borell, Gërvalla: Kërkojnë ta ndajnë Serbinë nga Rusia, por po na dëmtojnë Kosovën

Reagoi ashpër me Borell, Gërvalla: Kërkojnë ta ndajnë Serbinë nga Rusia, por po na dëmtojnë Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla katër ditë më parë ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell për deklaratën e tij lidhur me sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.

Gërvalla tha se Borrell nuk ishte në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe as kundër terroristëve. “Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar ajo.

Zëvendës kryeministrja tha në Top Story se Borrell nuk mund ta trajtojë çështjen në atë formë, dhe se nuk mund të dëmtohet Kosova, pas përpjekjeve për ta ndarë atë nga Rusia.

“Nuk ishte agresive, ishte legjitime. Si mund të trajtosh në atë formë? Përpjekja për ta larguar Serbinë nga Rusia, si aleatin e vetëm të saj në Evropë, përpjekja është shumë legjitime, por nuk mund të krijohet largimi i Serbisë nga Rusia duke rrezikuar Kosovën apo shtete të tjera. Të dielën e ka dëshmuar që kjo qasje ka qenë e gabuar”, tha Gërvalla.

Ndërkohë, ajo gjithashtu shtoi se për muaj të tërë i kanë lajmëruar parnerët dhe ndërkombëtarët por nuk besuan se situata është serioze.

“Kemi paralajmëruar që kemi informacione të sakta, kemi muaj të tërë sepse kemi pasur përshtypjen që nuk është marrë seriozisht shqetësimin jonë real. E diela ka treguar që kemi qenë real madje edhe me të butë se sa duhej”, u shpreh zv kryeministrja.

Related Articles