Të premten në mëngjes një lokal në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kapluar nga zjarri.
Bëhet fjalë për një restaurant, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin.
Për shkak të djegies së këtij lokali, është shkaktuar tym i madh i cili mund të shihet nga disa lagje të Prishtinës.