Gazeta “Enigma”, ju sjell ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë:
09:30-18:00
Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.
Agjenda:
09:30 – Hapja e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”. (Salla e Kuvendit Komunal)
10:00 – Vendosja e luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)
10:15 – Hapja e Panairit të Librit “Qershori 21” . (Sheshi i Lidhjes)
13:00 – Hapja e ekspozitës “Si u vra kodi etik i Hipokratit”. (Shtëpia e Jahir Efendi Hasanit)
18:00 – Koncert “Tingujt frymor” Wind Ensemble. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)
10:30
Shoqata e Veteranëve bën homazhe për dëshmorin Hysni R. Xhemajli, në 20 vjetorin e rënies së tij. (Fshati Sellcë, Tetovë)
10:50
Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori. Marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
12:00
Promovohet libri i Atdhe Hetemit, “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” të organizuar nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
14:00
NDI dhe USAID mbajnë konferencë dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
16:00
Shoqata e Veteranëve bën homazhe për dëshmorët e Gjilanit. (Rr. e Kosovës, Gjilan)
17:00
Promovohet monografia: Hani i 2 Robertëve 1989-2019, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit. (Amfiteatri i Fakultetit të Arteve, Prishtinë)