Tifozët e Cërvenza Zvezdës së Beogradit kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi” para ndeshjes së Championsit me Young Boysin, kampionin e Zvicrës.
Këto thirrje, sipas “b92.net”, janë dëgjuar kur lojtarët e ekipit zviceran dolën në fushë, 45 minuta pa nisur ndeshja.
Pjesë e Young Boysit është Donat Rrudhan, reprezentuesi i Kosovës.
Ai është në stol. Kastriot Imeri mungon për shkak të një lëndimi në gju.