Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur me thikë vëllanë e tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij me thikë e cila i është sekuestruar, pastaj i dyshuari ka deklaruar se posedon një armë. Njësitë relevante policore kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole jo funksionale me një karikator dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.