FFK-ja reagon për sjelljet e tifozëve të Crvena Zvezdës

FFK-ja reagon për sjelljet e tifozëve të Crvena Zvezdës

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar të enjten për sjelljen e tifozëve të Crvena Zvezdës “Delije”, të cilët kanë vazhduar me thirrje anti-Kosovë.

Të mërkurën në mbrëmje, huliganët e skuadrës serbe kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi” si dhe “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”. Këto thirrje janë bërë në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit zviceran.

Young Boysi në radhët e veta ka futbollistin e Kosovës, Donat Rrudhanin, si dhe Kastriot Imerin që përfaqëson Zvicrën. Rrudhani ishte në bankën rezervë, kurse Imeri ishte i lënduar.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda ‘Delije’, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League. Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s. Kemi kërkuar nga UEFA reagimin e menjëhershëm të Komitetit Disiplinor. Futbolli nuk toleron urrejtje”, ka shkruar FFK-ja, ndërsa ka publikuar edhe reagimin e plotë dërguar shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA-s.

Related Articles