Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se me vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare nga opozita, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është bërë shantazh ndaj deputetëve.
Ajo tha se ky është edhe një injorim i hapur ndaj obligimeve kushtetuese.
“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur. Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.