Lajçak i përgjigjet për herë të parë Kurtit pas akuzave: Kur nuk të pëlqen mesazhi, e sulmon lajmëtarin

Lajçak i përgjigjet për herë të parë Kurtit pas akuzave: Kur nuk të pëlqen mesazhi, e sulmon lajmëtarin

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, për herë të parë ka folur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti se po anon nga Serbia në dialogun e Brukselit.

Përveç njëanshmërisë, Lajçak u pyet nëse akuzat e Kurti janë problem për të ardhmen e dialogut.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin 2BS, që po mbahet në Budva.

Kurti akuzoi ndërmjetësin europian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Related Articles