Kurti: Serbia të shkëputet nga regjimi i Millosheviçit, nuk ka zgjidhje tjetër për njohje të Kosovës

Kurti: Serbia të shkëputet nga regjimi i Millosheviçit, nuk ka zgjidhje tjetër për njohje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit me liderët e Ballkanit, ku theksoi se Serbia të distancohet nga regjimi i Millosheviçit, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka thënë se fjalimin e tij e ka filluar duke konstatuar se përderi 6 shtetet e BE-së janë Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtete.

Sipas Kurtit, shteti i Kosovës është shteti më pro-europian në Europë, duke theksuar se si vend jemi të vendosur të zbatojm reformat tona.

“Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më min-shengren. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin”

“Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme. Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike”, tha Kurti para mediave.

Tutje, Kurti ka thënë se Serbia duhet të shkëputet nga regjimi i Millosheviçit, sepse sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër për njohje të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një përurimi të një fabrike gjermane e cila është hapur në Serbi, të enjten ka folur edhe për dialogun i cili do të rinisë me 15 qershor në Bruksel, mes tij dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka “porositur” palën kosovare që mos t’ia mësyjë Brukselit nëse mendon se mund të imponojë temat për të cilat është i interesuar kryeministri Albin Kurti duke iu referuar kështu njohjes reciproke në mes dy vendeve

Related Articles