Vazhdon përplasja mes Kurtit dhe Bërnabiq: “Si mund ta pushtojmë territorin tonë?”

Vazhdon përplasja mes Kurtit dhe Bërnabiq: “Si mund ta pushtojmë territorin tonë?”

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe Kryeministrja serbe Ana Brnabic, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kërkoi Serbisë që ta njoh Kosovën si shtet, raporton Tanjug, transmeton Gazeta “Enigma”.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Kurtit, Brnabic tha se “pesë shtete anëtare të BE nuk e njohën Kosovën dhe se nuk ishte anëtare e KB dhe se sigurisht nuk mund të kishte një status që ishte i ndryshëm nga ai i tanishmi”, duke iu referuar Marrëveshjes së CEFTA-s.

LEXO EDHE: Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: Kurti e pyet “a dëshiron të na pushtosh?”

“Çfarë do të bësh? A doni të na okuponi? ” Kurti u përgjigj.

Kjo pasoi me pyetjen reciproke të Brnabic “Si mendoni se mund ta pushtojmë territorin tonë?”/Gazeta Enigma.

Related Articles