Themelohet Dega e Listës Guxo në Gjilan

Themelohet Dega e Listës Guxo në Gjilan

Është themeluar në Gjilan Dega e Listës Guxo. Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e partisë, Donika Gërvalla.

Kryetar i Degës është zgjedhur Ilir Rashiti.

Njoftimi i plotë:

Gjilani i shtohet vargut të degëve të Partisë Guxo

Në Gjilan, në prani të rreth 120 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë u themelua dega e Partisë Guxo. Kuvendi zgjodhi kryetarin e degës, avokatin Ilir Rashiti, kryesinë e degës dhe delegatët e saj duke arritur kështu një etapë tjetër të rëndësishme të konsolidimit të Partisë Guxo në Kosovë dhe jashtë vendit.

Falënderoj kryetarin Rashiti dhe ekipin e tij për gatishmërinë e tyre për të përqafuar programin dhe idetë a Partisë Guxo dhe ju uroj suksese të shumta.

Falënderim i madh i takon edhe këshillit iniciues, aktivistëve të palodhur Naser Arifi, Sadullah Behluli, Burim Demiri, Nazif Hoti, Nexhmedin Bllaca dhe të gjithë atyre, që me angazhimin e tyre e bënë të mundur themelimin e degës në Gjilan.

Një falënderim i veçantë i takon edhe kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësuesve të tjerë të LVV për pjesëmarrjen në Kuvendin tonë. Partia Guxo dhe Lëvizja Vetvendosje kanë ndërtuar një partneritet të frytshëm jo vetëm në rrafshin nacional, por edhe në komuna, me synimin e përbashkët për çuar në vend vullnetin e përbashkët qytetar për një qeverisje me faqe të bardhë dhe duar të pastra.

Falënderoj nga zemra edhe znj. Shukrije Ramadani për pjesëmarrjen e saj në këtë kuvend themelues.

Gjilani gjithnjë ka qenë qendër e rezistencës dhe burim i ndryshimit. Dhe ky ndryshim do të bëhet edhe më shpejtë dhe i dukshëm me një strukturë të konsoliduar mirë të Partisë Guxo në Gjilan.

E ardhmja iu takon atyre që guxojnë!

Related Articles