Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen në një takim urgjent të martën për të diskutuar situatën në Izrael dhe në rajon.
Kështu tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ata do të takohen për të shqyrtuar përgjigjet dhe hapat e ardhshëm për BE-në, duke përfshirë rishikimin e aspekteve të ndihmës për zhvillim.
Komisioni i BE-së tha gjithashtu të hënën se po shqyrton pasojat për ndihmën e tij zhvillimore.