Është shpallur aktakuza, për dy të dyshuarat që po akuzohen për keqtrajtimin e fëmijës në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Këtë e kanë bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Sipas aktakuzës, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, konkretisht staf i angazhuar në Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke e keqtrajtuar të dëmtuarin e mitur brenda hapësirave të këtij institucioni, ku si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtat kanë kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.