Të hënën janë raportuar tri raste të ndarë të dhunës në familje në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tre persona janë arrestuar lidhur me rastet e dhunës në familje.
“Prishtinë, 09.10.2023 – Drp Prishtinë – Ne tri raste të ndara të dhunës në familje, tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi që dyshohet se kanë kryer veprën qe u ngarkohet. Rastet në procedure hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.