Një person është plagosur dje në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë.
“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.