Kombëtarja e Shqipërisë nesër zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘”EURO 2024
Kuqezinjtë në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë, luajnë kundër kombëtares së Çekisë, shkruaan IndeksOnline.
Për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje të rëndësishme ishte një interesim i jashtëzakoshëm për bileta, dhe nesër stadiumi do të jetë i mbushur plotësisht, me afër 22 mijë tifozë.
E për ata të cilët kanë siguruar një bilet për këtë ndeshje, do të marrin si dhurat nga një Qeleshe – Plis, i cili është ”simbol” i Shqiptarëve.
Kjo është mundësuar nga platforma ”Digitalb” e cila ka vendus nga një Qeleshe në të gjithë tifozët e pranishëm në “AIR Albania”