Refuzuan të marrin vaksinën COVID-19, mbi 170 punonjës spitalorë në Teksas pezullohen nga puna

Refuzuan të marrin vaksinën COVID-19, mbi 170 punonjës spitalorë në Teksas pezullohen nga puna

Më shumë se 170 punonjës në spitalin Houston Methodist në Teksas janë pezulluar nga puna për dy javë pasi refuzuan të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Kompania paraqiti një politikë të re muajin e kaluar, duke kërkuar nga 26 mijë punëtorët e saj të marrin të dyja vaksinat  nga kompanitë Pfizer-BioNTech ose Moderna  apo vaksinën Johnson & Johnson  deri  më datën 7 qershor, raporton Daily Mail, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Houston Methodist tregon se 24,947 të punonjësve janë vaksinuar, por një grup i vogël i punëtorëve kanë refuzuar të marrin vaksinën. Ndërkaq  178 punëtorë që nuk u vaksinuan janë pezulluar nga puna për dy javë pa pagesë. Tani nuk dihet nëse ata do të mund të kthehen në punë pas përfundimit të pezullimit.

Në fillim të këtij muaji, 117 punonjës paditën Houston Methodist, duke pretenduar se spitali  po i detyron punonjësit të marrin vaksinën. Ata gjithashtu pretendojnë se vaksinat e koronavirusit janë ‘eksperimentale’, sepse ata kanë marrë vetëm autorizimin e përdorimit emergjent dhe jo miratimin e plotë të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të SHBA.

Pas pezullimit të hënën, dhjetëra punëtorë protestuan jashtë spitalit. Jennifer Bridges, infermiere e spitalit, ka thënë se askush nuk duhet të detyrohet të vendos diçka në trupin e tij nëse nuk dëshiron.

Aktualisht, të tre vaksinat që janë  në gjendje të disponueshme për COVID-19 në SHBA dhe kanë dhënë autorizimin e përdorimit emergjent nga FDA dhe janë në pritje të provave të mëtejshme për të marrë miratimin e plotë.

Vaksinat do të lejohen të merren për sa kohë që vendi është në një gjendje  emergjente në lidhje me COVID-19, e që do të jenë deri në mars të vitit 2022.

Related Articles