Shqipëri – Çeki, vlera financiare e dy kombëtareve

Shqipëri – Çeki, vlera financiare e dy kombëtareve

Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Çekinë sonte.

Shqipëria dhe Çekia ballafaqohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit E për kualifikueset e kampionatit evropian 2024.

Kjo ndeshje ka interesim të jashtëzakonshëm, teksa biletat u shitën për një ditë, e stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i stërmbushur edhe njëherë, pavarësisht se biletat ishin me çmim më të shtrenjtë se zakonisht.

Nëse analizojmë vlerën e dy kombëtareve, Çekia ka momentalisht vlerë prej 125 milionë eurove, kurse Kombëtarja Shqiptare ka vlerë financiare në treg prej rreth 106 milionë eurove.

Related Articles